Këngëtarja Tuna Sejdi është duke shijuar ditët më të lumtura të jetës së saj.
Përbrenda dy muajve, këngëtarja pritet të bëhet nënë për herë të parë, gjersa është bërë e ditur se do të sjell në jetë një djalë.
I dashuri i saj Patris Berisha është një mbështetje shumë e madhe për të, njëkohësisht edhe Tuna ka treguar se bën gjithçka për të.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe në InstaStory, përmes së cilave ka treguar se ka qenë spektatore mbrëmë (e martë) në koncertin e organizuar nga Filharmonia e Kosovës në Prishtinë.
Pjesë e këtij koncerti ka qenë edhe i dashuri i saj Patris Berisha i cili është timpanist në orkestrën e Filharmonisë.
Ndonëse Tuna rrallë herë është parë të jetë prezente në ngjarje të tilla, kësaj radhe ajo ka shkuar me gjithë qef për të parë nga afër performancën e të dashurit të saj, teksa e ka filmuar atë gjatë ekzekutimit. /Telegrafi/