Shoqata “Save The Children” ka paralajmëruar se gati 70 mijë fëmijë në Afrikën nën-Sahariane rrezikohen të vdesin nga uria ekstreme brenda këtij viti.
Ajo njoftoi se pandemia e COVID-19 po shton presionet në disa familje, të cilat po përballen edhe me mungesën e ushqimit, raporton BBC.
Organizata bamirëse thotë se tashmë po trajton një numër në rritje të fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja në klinikat e Afrikës lindore dhe jugore, transmeton Telegrafi.
“Save the Children” shton se masat e bllokimit kanë bërë që familjet në këtë kontinent të përballen me një rënie serioze të standardit jetësor dhe ushqimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u gjetur ose thjesht shumë i shtrenjtë.
Sipas analizës së tyre, mbi 67 mijë fëmijë mund të vdesin në vitin 2020. Kjo e dhënë i shtohet edhe paralajmërit të ngjashëm të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara për rritjen e niveleve të urisë në të gjithë botën shkaku i coronavirusit.
Para pandemisë, komunitetet më të rrezikuara tashmë përballeshin me pasiguri ushqimore për shkak të përmbytjeve, zhvendosjeve dhe tufave të karkalecave në Afrikën Lindore. /Telegrafi/