Telegrafi

Shkaku i një mosmarrëveshje në një gjellëtore në Obiliq, i dyshuari shkon në shtëpinë e viktimës dhe e godet me thikë në shpinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vrasje në tentativë që ka ndodhur në Obiliq dje rreth orës 14:48.

Sipas raportit të policisë thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar në një gjellëtore më pas
kishte shkuar te shtëpia e viktimës dhe në oborr të shtëpisë e kishte goditë me thikë në shpinë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është në gjendje të rëndë shëndetësore.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/