Një person është arrestuar dje në rrugën “Isuf Sokoli” në Prishtinë, i cili për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar i cili përveç sulmit ka shtënë edhe me një armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve.
Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Shkaku i një mosmarrëveshje gjuan me armë viktimën, arrestohet i dyshuari. /Telegrafi/