Will Smith është i ofenduar me politikat e “çmendura” të Donal Trumpit saqë është i gatshëm ta sfidojë atë në garën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ylli i filmit “The Suicide Squad”, ka folur për ambiciet e tij politike në emisionin Sunday Morning të CBS-së, derisa ka shtuar se ai nuk është i kënaqur me garën presidenciale.
Duke mos përmendur drejtpërdrejtë Trumpin, Smith ka thënë “Nëse njerëzit vazhdojnë të thonë gjëra të çmendura për muret [mes Amerikës dhe Meksikës] dhe myslimanët, do të më detyrojnë që t’ia mësyj politikës”.
Smith ka thënë se në rast të fitores, ai do të bëhej lider i botës së lirë.
“Duhet të jem president. Të lutem! Për çfarë tjetër më ka mbetur të garoj?” ka bërë shaka Smith.