Telegrafi

Shkaku i Dona Matoshit, Big Mama “xhelozon” Kaltrina Selimin (Foto)

Dona Matoshi është një ndër kreatoret më të njohur shqiptare.

Kjo ka bërë që edhe shumë fytyra të njohura të veshin fustanet e qepura prej saj.

Një prej tyre është edhe këngëtarja shqiptare, Kaltrina Selimi, e cila tash e sa kohë jeton dhe vepron në Londër.

Bukuroshja shihet në një fotografi teksa ka të veshur një fustan të Matoshit, e cila gjë ka bërë të xhelozojë këngëtarja, Big Mama.

Natyrisht, e gjithë kjo në suaza të humorit pasi që dihet mirë se dyshja e estradës shqiptare janë mikesha të mira.

“Dona Matoshi ti bon diskriminimeeeeee. Kaltrina Selimi a po shkon në Angli a qaka. Hajt se burri, djali po të pret shpejt”, ka komentuar Big Mama në një imazh ku shihet Selimi.

Ndryshe, Kaltrina dhe Big Mama tashmë janë duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vazhdim. /Telegrafi/