Telegrafi

Shkaku i coronavirusit, edhe Franca mbyll shkollat dhe universitetet

Franca do të mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet në vend, në përgjigje të pandemisë së coronavirusit, njoftoi presidenti Emmanuel Macron.

Duke folur në një adresim televiziv të enjten në mbrëmje, Macron tha se masat do të zbatoheshin nga e hëna pas një goditje me raste të konfirmuara të virusit vdekjeprurës.

“Është një nga krizat më serioze shëndetësore që Franca është përballur ndonjëherë”, tha ai. “Përkundër përpjekjeve tona për ta ndaluar atë, virusi ende po përhapet”.

Ai u bëri thirrje personave mbi moshën 70 vjeç dhe atyre më të rrezikuar që të shmangin kontaktet me njerëzit e tjerë sa më shumë që të jetë e mundur.

Masat e ngjashme u njoftuan më herët të enjten nga Kryeministri irlandez Leo Varadkar, i cili tha se mësimi do të bëhet përmes internetit ose nga distanca.

Njoftimi i Macron vjen gjithashtu pasi Donald Trump njoftoi një ndalim 30-ditor të udhëtimit nga Evropa kontinentale në SHBA. /Telegrafi/