Telegrafi

Shkaktojnë aksident në trafik, pastaj sulmojnë policin 

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë qenë të përfshirë në një rast të aksident trafikut, të cilët njëkohësisht kanë kërcënuar dhe  penguar zyrtarët policor  në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur në Baicë të Drenasit, të dielën në 16:32

Gjate arrestimit, të dyshuarit e kanë sulmuar  fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/