Telegrafi

Shkaktoi viktima dhe dëme materiale, pamje që tregojnë tornadon që “shpërthen” nëpër një fushe të misrit në Iowa

Disa shtete të SHBA-së janë goditur nga moti i keq, përfshirë nga tornadot – me të tjera që pritet të vijnë në orët në vazhdim.

Si pasojë, ishte raportuar se kjo shkaktoi “vdekje të shumta” dhe dëme të shumta materiale, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë është publikuar një video që thuhet se tregon momentin kur stuhia goditi qytetin një zonë në shtetin amerikan të Iowa-s, përkatësisht nëpër një fushë të misrit të Iowa-s.

“Tornado që shkatërroi shtëpi në qytetin Pleasantville, Iowa”, thuhet në përshkrimin e videos. /Telegrafi/