Një lojtar i Liverpoolit i cili ishte dërguar në huazim raportohet se është në bisedime për t’iu bashkuar në tjetër ekipi, pasi shkaktoi probleme tek klubi aktual.
Gjatë afatit kalimtar veror, mesfushori Stefan Bajcetic shkoi në formë huazimi tek Red Bull Salzburgu, duke u ribashkuar me Pep Ljinders, i cili punoi si asistent i Jurgen Klopp në ‘Anfield’.
20-vjeçari ishte vlerësuar tejet lartë dhe kishte shkëlqyer në disa ndeshje nën urdhrat e Jurgen Klopp në sezonin 2022/2023.
Adoleshenti spanjoll kishte shënuar golin e parë për Liverpoolin në fitoren me rezultat 3-1 ndaj Aston Villas në dhjetor të 2022.
Një lëndim serioz të cilin e pësoi më vonë, bëri që Bajcetic të humbasë pjesën më të madhe të sezonit 2023/2024, duke humbur kështu rëndësinë që kishte në ekip.
Në gusht të vitit 2024, spanjolli u zyrtarizua si futbollist i Salzburgut në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Sidoqoftë, gjatë muajit tetor u raportua se Bajcetic kishte shkaktuar probleme me sjelljet e tij në Austri.
Siç ka raportuar tani gazeta spanjolle Marca, Las Palmas është në bisedime me Liverpoolin për huazimin e Bajcetic.
Las Palmas raportohet se po e sheh Bajcetic si përforcimin e duhur, për t’i ndihmuar ata të sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll./Telegrafi/