Site icon Telegrafi

Shkaktoi aksident, suspendohet zyrtari policor

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor pasi ishte përfshirë në një aksident trafiku mbrëmë në rrethinën e Suharekës.

Zyrtari policor, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka shkaktuar aksident me veturën e tij civile në kohën kur ishte jashtë orarit të punës.

Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor.

Rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt.

Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Exit mobile version