Telegrafi

Shkaktoi aksident gjatë tejkalimit dhe u largua me shpejtësi në drejtim të panjohur (Video)

Shoferi i panjohur i një Infiniti G37 që po voziste në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, duke dashur të tejkalonte shkaktoi aksident, si pasojë e të cilit një BMW përfundoi nën kamion.

Megjithëse ishte fajtor, ai është larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur, ndërsa forcat e rendit po bëjnë përpjekje për ta gjetur, transmeton Telegrafi.

Tashmë është bërë afro një javë prej që ndodhi rasti, por ende nuk ka asnjë njohuri se ku mund të jetë.

Në anën tjetër, mësohet se shoferja ka shpëtuar me lëndime të lehta që janë pa pasoja për jetën. /Telegrafi/