Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi shkaktimit të aksidentit me fatalitet.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 20:20.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte përplasë në një mur. Si pasojë e aksidentit pasagjeri (viktima) mashkull K/Shqiptar që kishte qenë në veturë kishte vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa i dyshuari (ngasësi) kishte marr lëndime trupore ku dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/