Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për shkaktarët e aksidenteve në rrugët e Kosovës.
A është numri më i madh i aksidenteve këtë vit sesa vitin paraprak?
Cilat janë “pikat e zeza” të komunikacionit në Kosovë?
Kush thotë se Task Forca për të parandaluar aksidentet nuk janë zgjidhje por duhet veprime konkrete?
Pse ekspertët e komunikacionit nuk pajtohen me politikat e Ministrisë së Infrastrukturës?
Çfarë thotë Policia e Kosovës për aksidentet?
Pse ekspertët thonë se nuk ka mekanizma institucional që merren më hulumtimin e shkaqeve të aksidenteve?
Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Idriz Selimaj – zv.ministër, Ministria e Infrastrukturës
Nënkolonel Jeton Rexhepi – Policia e Kosovës
Nol Dedaj – Ekspert i komunikacionit
Visar Baxhuku – Ekspert i komunikacionit
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:30 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/