Telegrafi

Shkak “droga e keqe”, 25 persona “përplaseshin” për mure dhe trotuare – në një rrugë në New York (Foto/Video,+16)

Ata dukeshin më shumë si “të vdekur” se sa njerëz normalë, ndërsa “përplaseshin” për mure dhe shtriheshin në trotuare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia ka thënë se të gjithë kishin marrë një drogë të keqe, të njohur për nxitje të paranojës, vjelljes dhe halucinacioneve.

Siç thuhet më tej, të paktën 25 vetë u shtruan në spital në qytetin e Nju Jorkut pas një mbidozimi të mundshëm të marihuanës sintetike të njohur si ‘K2’.

Policia u përgjigj në një kryqëzim në lagjen Bedford-Stuyvesant të Brooklyn të shtunën, duke ndihmuar gjithashtu në vendosjen e tyre në autoambulanca.

Mediat shkruajnë se vendi në fjalë besohet të jetë i njëjti vend ku 33 njerëz ishin mbidozuar gjithashtu “K2” në vitin 2016. /Telegrafi/