Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në zonën e “Ali Demit”, në Tiranë.
Dy 17 vjeçare janë konfliktuar njëri me tjetrin dhe sherri ka qenë aq i ashpër sa pasojat kanë qenë të rënda.
Siç raportojnë dëshmitarët, njëri prej tyre, po lëvizte fuqishëm një pemë aty pranë.
Në këtë moment është afruar një person tjetër dhe ka filluar që t’i bërtasë.
Por, situata është agravuar më shumë dhe si pasojë e kësaj njëri prej të rinjve ka përfunduar në spital, pasi është rrahur në mënyrë brutale.
Deri tani, nuk ka ndonjë informacion se çfarë ndodhi me agresorin, por sipas raportuesve arriti të largohej. /JOQ/