Site icon Telegrafi

Shiu i merr disa familje në Fushë Kosovë

Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që disa pjesë të Fushë Kosovës t’i merr uji.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Maliq Berisha tha për Telegrafin se janë tri pika më kritike në rajonin e Fushë Kosovës, lagjja Grajçevci, në Bresje dhe fshati Henc.

“Shkollat po funksionojnë si gjithmonë, çdo gjë është normale. Në lagjen Bresje ka dal lumi Prishtevka dhe i ka marr disa familje. Dhe në fshatin Hens, një lagje të Shaljanëve si rezultat i ngritjes së ujërave të përroskave”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version