Site icon Telegrafi

Shiu krijon “liqe” në magjistralen Podujevë-Prishtinë, rrezikohen pjesëmarrësit në komunikacion

Një pjesë e rrugës magjistrale Prishtinë-Podujevë, jo më larg se një kilometër në dalje të Podujevës, shndërrohet në “liqe” sa herë bie shi.

Pjesa e rrugës magjistrale Podujevë – Prishtinë, afër pikës së karburanteve “HIB Petrol”, uji i grumbulluar nga reshjet e shiut rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Telegrafi, n këtë pjesë të rrugës, e cila bën pjesë në segmentin e zgjeruar të kësaj magjistraleje, në të cilën përveç që nuk janë kryer punët si duhet, nuk funksionon as kanalizimi atmosferik.

Prandaj sa herë bie shi, përveç që rrezikohen pjesëmarrësit në komunikacion nga uji i grumbulluar, jo rrallë aty ngelin automjetet. /Telegrafi/

Exit mobile version