Telegrafi

Shiu e breshëri dëmtojnë kulturat bujqësore në Podujevë

Një rrebesh i madh shiu që ra sot në shumë të pjesë të Kosovës duket se përveç vërshimeve, ka shkaktuar edhe dëme tjera.

Moti me shi, përveç Prishtinës ku pati vërshime në rrugë dhe shkolla, përfshiu edhe komunën e Podujevës, ku është përcjell edhe me breshër, duke shkaktuar dëme në të mbjella.

Ndërkaq reshjet e shiut dhe breshrit pasditen e 14 qershorit, kanë shkaktuar miliona euro dëme në qytetin e Rahovecit dhe fshatrat përreth.

Përveç dëmeve në vreshta dhe kultura bujqësore të shkaktuara nga breshëri dhe shiu i madh, ka pasur dëme edhe në amvisëri dhe biznese. /Telegrafi/