Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Evropian u rritën me 0.2% në korrik, të ngadalësuar nga rëniet në Francë dhe Gjermani.
Ndërkohë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, automjetet elektrike me bateri vazhduan të humbnin pjesën e tregut, treguan të enjten të dhënat nga organi i industrisë së automobilave në Evropë.
Përmirësimet në tregjet belg, holandez dhe francez të automjeteve elektrike (EV) nuk arritën të kompensojnë një rënie prej gati 37% në shitjet e atyre elektrike në Gjermani, tha Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA).
Shitjet e makinave kanë treguar tendenca të përziera në të gjithë bllokun, pjesërisht për shkak të politikave divergjente mbi “stimujt e gjelbër”, ndërkohë që rregullatorët kanë vendosur tarifa të larta në përpjekje për të mbajtur jashtë automjeteve të lira kineze. /Telegrafi/