Telegrafi

Shitja e Interit, Steven Zhang kthehet në Milano

Kompania Fortress janë në bisedime me Suning Group rreth blerjes së një pakice aksionesh në Inter dhe Steven Zhang mund të kthehet në Milano për të diskutuar një marrëveshje të mundshme.

Pronarët e Interit po kërkojnë partnerë të përshtatshëm për të mbështetur klubin financiarisht dhe për të konsideruar mundësi të ndryshme.

Fondi britanik BC Partners donte të merrte shumicën e aksioneve në klub, por oferta e tyre prej 700 milionë eurosh nuk ishte e mjaftueshme për Suning, që vlerëson klubin rreth 1 miliard euro.

Lexo po ashtu A preferon Suning një shitje të plotë të Interit apo vetëm aksione te fondi arab?

Për këtë arsye, ata kanë qenë në bisedime me subjekte të tjera dhe familja Zhang tani po shqyrton një ofertë nga fondi privat i kapitalit Fortress.

Fondi Amerikan do të merrte një pakicë në klub me një ofertë prej 250 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Interi konsideron ofertën e Fortress për blerjen e aksioneve në klub

Raportet në Itali sugjerojnë që Interi dhe Fortress mund të arrijnë një marrëveshje deri në fund të muajit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, negociatat janë në fazë të përparuar, saqë  presidenti i Interit, Steven Zhang pritet të zbarkojë në Milano në javët e ardhshme për të ndjekur bisedimet dhe për të diskutuar një marrëveshje të mundshme personalisht. /Telegrafi/