Arturo Vidal vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Interit për mesfushën.
Mesfushori kilian është lojtari i preferuar i trajnerit Antonio Conte që vazhdon të kërkojë shërbimet e tij.
Inter u interesua edhe në verë për transferimin e Vidalit, por dështoi ta bëjë një gjë të tillë.
Klubi italian po synon shitjen e brazilianit Gabriel Barbosa për të mbledhur fonde për transferimin e Vidalit.
Neroazzurët janë duke pritur një ofertë rreth 22 milionë euro për shitjen e Gabigolit, shumë që do t’i ndihmonte për të arritur të Vidal.
Barcelona në anën tjetër nuk i ulë kërkesat, pasi dëshiron vetëm 40 milionë për ta lënë të lirë kilianin.
Megjithatë vështirë se 32-vjeçari do të largohet në janar nga Barcelona pasi synon triumfin në Ligën e Kampionëve me katalunasit. /Telegrafi/