Site icon Telegrafi

Shiti telefonin e nënës së tij, policia ndalon një person në Zveçan

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Zveçan, pasi i njëjti kishte marrë telefonin e nënës së tij dhe e kishte shitur.

Rasti ka ndodhur para disa ditësh, transmeton Telegrafi.

“Më 27.10.2023 është intervistuar i dyshuari mashkull serb, nën dyshimin se i njëjti nënës së tij viktimës femër serbe kosovare i kishte vjedhur telefonin celular dhe i kishte shitur në një mobil shop”, njofton policia.

Tutje, policia njofton se viktimës i është kthyer telefoni ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version