Është me të vërtetë e panevojshme të përmendet legjenda e Ferrari F40 në botën e veturave dhe një kopje e këtij modeli do të shitet në ankand.
Ferrari F40 i ruajtur i vitit 1991 do të ofrohet në shitje gjatë ankandit Gooding & Company që fillon më 4 mars.
Nga gjithsej 1350 F40 të prodhuara, 213 janë me specifika amerikane dhe ky është një prej tyre.
Makina është në ngjyrë të kuqe Rosso Corsa dhe deri më tani ka kaluar vetëm 6081 km, ndaj pronari i ri pritet të paguajë nga 2.4 deri në 2.8 milionë dollarë për të.
Ferrari F40 ka një motor 2.9-litërsh V8 me dy turbo me 478 kuaj fuqi, me transmision manual me 5 shpejtësi dhe me rrota të pasme. /Telegrafi/