Site icon Telegrafi

Shitet shtëpia 2.3 metra e gjerë për më shumë se një milion euro, dikur shërbente si korridor (Video)

Banorët e Londrës kanë vërejtur një shtëpi interesante në Vendsvort, e cila është e gjerë vetëm 2.3 metra.

E vendosur midis dy shtëpive të gjera, ajo sikur pret pronarin e ri që do të jetë i gatshëm të paguaj deri në 1.4 milion euro, transmeton Telegrafi.

Në vendin ku është e ndërtuar kjo shtëpi dikur shërbente si korridor, por dikush në vitin 2013 kishte vendosur ta ndërtojë një shtëpi trekatëshe.

Por kur ajo u mbush me dritare të mëdha dhe kulm për dritë natyrale, asaj iu rrit çmimi.

Hapësira totale e saj është 98 metra katrorë, por kur hyni brenda krijoni përshtypjen se është shumë më e gjerë.

Ndërkaq shtëpia më e ngushtë në botë vazhdon të jetë ajo në Poloni e cila është vetëm 1.2 metra e gjerë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=iLqqEb2kaBI

 

Exit mobile version