Site icon Telegrafi

Shitet për pjesë një Porsche Taycan Turbo, pësoi aksident pa kaluar më shumë se 25 kilometra

Duket se ka pësuar dëme të riparueshme, por gjithë brendia e kësaj makine është bërë e papërdorshme

Tashmë ka filluar shpërndarja e Porsche Taycan te blerësit, të cilët pritën për një kohë të gjatë shpërndarjen e kësaj makine të fuqishme elektrike, transmeton Telegrafi

Kjo makinë që mbushet me rrymë, është ndër më të pëlqyerat në treg, pasi ka kapacitet duke filluar nga 670 kuaj fuqi, derisa versioni Turbo S arrin deri në 750 kuaj fuqi. Varësisht nga kapaciteti, ndryshon edhe çmimi, pasi fillon nga 140 mijë euro, deri në 170 mijë euro.

Por, si pjesë e një ankandi përmes internetit, po shitet edhe një Porsche Taycan Turbo shumë më lirë, por vetëm për pjesë sepse është i papërdorshëm.

Shumë pjesë të kësaj makine mund të hynë në funksion, pasi në një aksident ka pësuar dëmtime të lehta, por i është dëmtuar motori në tërësi, si dhe një pjesë e sistemit të brendshëm të funksionimit.

Meqenëse kjo Porsche është e papërdorshme, mund të kushtojë shumë lirë, vetëm se deri më tani ende nuk janë hapur ofertat dhe nuk dihet çmimi fillestar.

Arsyet e aksidenti nuk dihen, por besohet se shoferi nuk është përshtatur me shpejtësinë, ndërsa makina i ka të kaluara vetëm 25 kilometra dhe shumica e pjesëve kanë gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version