Një kardigan i leshtë i liderit të “Nirvana”, Kurt Cobain, është shitur në një ankand në New York për 334.000 dollarë (301.430 euro).
Çmimi fillestar i këtij xhemperi të hapur ishte 50.000 dollarë, ndërsa interesimi për blerjen e tij ka qenë shumë i madh, saqë ka arritur shumën e lartpërmendur të shitjes.
Rokeri i ndjerë e kishte veshur këtë kardigan në vitin 1993 gjatë koncertit ‘Unplugged’ të MTV, ndërsa është shitur i palarë, me të gjitha njollat dhe një vrime të djegur me cigare.
Nuk dihet se kur ka qenë hera e fundit që frontmeni legjendar e ka veshur atë xhemper, porse deri më tani është xhemperi më i shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ndonjë ankand.
SOLD for $334,000! A vintage cardigan sweater worn by Kurt Cobain during Nirvana's MTV Unplugged performance in 1993.
Sold in our "Icons & Idols: Rock 'N' Roll" auction at the
@HardRockCafeNYC and online at https://t.co/ahsXX38A8G! #JuliensAuctions #Auction #KurtCobain #Nirvana pic.twitter.com/lnxaTpxuoJ— Julien's Auctions (@JuliensAuctions) October 26, 2019
Rrobat që Cobain i ka veshur janë konsideruar si ‘të shenjta’ nga fansat e tij të shumtë, prandaj nuk është habi që ky kardigan është shitur kaq shtrenjtë.
Muzikanti i famshëm amerikan në vitet e fundit të jetës është përballur me probleme të mëdha me depresionin dhe vartësinë nga drogat, saqë në prill të vitit 1994 e vrau veten, në moshën 27 vjeçare. /Telegrafi/