Site icon Telegrafi

Shitësja sy patrembur turke ballafaqohet me grabitësin – momenti regjistrohet prej kamerave të sigurisë së furrës

Në pamjet e pasqyruara në rrjetet sociale, Latife Peker shihet duke pastruar pluhurin nga një xham, kur një hajdut i maskuar hynë në furrë e bukës në Holandë.

Duke i rezistuar në çast hajdutit, Peker fillon të godasë hajdutin, raporton aa.

Pasi ka luftuar me Pekerin për pak kohë, hajduti fillon të ikë nga furra pasi ra në tokë.

Hajduti, pas një përleshje të shkurtër me shitësen turke, arratiset me biçikletë.

Peker, 47 vjeç, nënë e tre fëmijëve, e cila drejton një furrë buke të quajtur Mevlana në qytetin e Deventer, tha për mediat lokale se ngjarja u zhvillua papritur dhe se nuk e kishte menduar kurrë vdekjen.

Ndryshe, autoritetet holandeze të drejtësisë kanë filluar hetimet dhe po e kërkojnë grabitësin. /Telegrafi/

Exit mobile version