Një klient që nuk mbante maskë për fytyrën “shkatërroi” një stacion benzine gjatë ditës, pasi shitësi nuk pranoi ta shërbente dhe i kërkoi të largohej.
Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra në një dyqan në Bradford, West Yorkshire.
Dhe kanë qenë pamjet e kamerave të sigurisë ato që kanë kapur pamjet e përplasjes në ora 5 pasdite të shtunën, një ditë pasi veshjet me maska mbrojtëse u bënë të detyrueshme në dyqane në të gjithë vendin.
Në video, klienti i afrohet banakut, ku shitësi mbante një maskë.
Ai duket se përpiqet të blejë diçka, por shitësi lëvizë kokën duke vazhduar me debatin, pas së cilës gjë vjen deri te shpërthimi i klientit. /Telegrafi/