Telegrafi

“Shiteni Xhakën, më merrni si lojtar të lirë” – Frimpong reagon pas humbjes së Arsenalit

(Foto: Goal/Screenshot/Twitter/Franky Zoom)

Ish-mesfushori i Arsenalit, Emmanuel Frimpong, ka kërkuar nga klubi anglez ta shesë Granit Xhakën dhe ta transferojë atë me parametrat zero.

Topçinjtë pësuan me rezultat 1-0 nga Burnley të dielën në Emirates Stadium, ndërsa futbollisti shqiptar u përjashtua me karton të kuq.

Pierre-Emerick Aubameyang realizoi autogol, ndërsa Xhaka e kapi për fyti Ashley Westwoodin, ashtu që pas shqyrtimit të VAR-it, kartoni i verdhë u shndërrua në të kuq.

Frimpong, i cili kishte qëndruar për 13 vite te Arsenali duke u angazhuar për klubin që në moshën nëntëvjeçare, e ka kritikuar skuadrën dhe ka thënë se Mikel Arteta duhet ta shesë Xhakën dhe ta transferojë atë si lojtar të lirë.

“Shiteni Xhakën dhe më merrni pa para”, ka shkruar Frimpong në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu E kapi për fyti lojtarin kundërshtar, Granit Xhaka u përjashtua me karton të kuq

28-vjeçari, i cili është pa klub, ka thënë se tifozët e Arsenalit nuk duhet ta pranojnë këtë nivel të performancës.

“Tifozët meritojnë shumë më mirë se kaq”, ishte një prej disa postimeve të tij pas humbjes së të dielës mbrëma. /Telegrafi/