Site icon Telegrafi

Shiten të gjitha biletat për një orë për ndeshjen Zvicër – Kosovë

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Zvicër – Kosovë dhe atë për një orë, ka njoftuar të premten mbrëma Federata e Futbollit të Zvicrës.

Të premten Federata e Futbollit e Zvicrës njoftoi se biletat dolën në shitje për ndeshje ndaj Kosovës.

Janë shitur plot 33 mijë bileta për ndeshjen e 18 nëntorit, që zhvillohet në “St. Jakob-Park” të Baselit.

“Shumë bileta ka gjasë që kanë shkuar te kosovarët që jetojnë në Zvicër”, ka shkruar televizioni zviceran, SRF.

Ndeshja Zvicër – Kosovë i takon kualifikimeve për Euro 2024, ku Dardanët nuk kanë më gjasa për kualifikim. /Telegrafi/

Exit mobile version