Site icon Telegrafi

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Milan-Juventus

TURIN, ITALY - MARCH 10: Gonzalo Higuain (L) of Juventus FC is challenged by Alessio Romagnoli of AC Milan during the Serie A match between Juventus FC and AC Milan at Juventus Stadium on March 10, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Për ndeshjen Milan-Juventus, janë shitur të gjitha biletat, ndërsa kjo përballje do të shikohet nga 730 milionë njerëz në televizor.  

Dy nga ekipet më të mëdha të Serie A do të përballen mes vete në San Siro.

Kjo mbetet nga ndeshjet më të mëdha në Itali dhe me interes të madh.

Ueb faqja e Rossonerëve ka bërë të ditur se për këtë ndeshje janë shitur të gjitha biletat, gjithsej 78,328.

Për këtë ndeshje drejtat televizive i kanë siguruar 200 shtete në mbarë botën, ndërsa para televizionin do të ketë mbi 730 milionë njerëz.

Ndërsa për këtë ndeshje nuk do të mungojnë as yjet e mëdha të futbollit kuqezi  që kanë konfirmuar ardhjen.

Yje si Franco Baresi, Filippo Galli, Daniele Massaro, Paolo Maldini, Pietro Vierchowod, Massimo Oddo, Mauro Tassotti, Christian Vieri, Angelo Carbone, Marek Jankulovski dhe Giuseppe Favalli, do të jenë prezent në stadium. /Telegrafi/

Exit mobile version