Telegrafi

Shiten për 11 minuta të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi që zhvillohet të hënën do të luhet në një stadium të mbushur me shikues.

Kjo është sigurt sepse biletat u shtien për 11 minuta dhe tashmë nuk ka asnjë vend të lirën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për këtë ndeshje.

Shitja e biletave për 11 minuta është dëshmia e radhës që interesimi për ndeshjet e Kosovës është shumë i madh, dukshëm më i madh sesa kapaciteti i stadiumit dhe njëkohësisht paralajmërim se prapë do të përballemi me fenomenin e stërshitjes së biletave në ditën e fundit.

Ndryshe nga kjo, përzgjedhësi i Kosovës Bernard Challandes këtë ndeshje e ka quajtur si më të rëndësishmen deri më tani.

Çmimet e biletave, vazhdojnë të mos jenë pengesë për shitjen e shpejtë të tyre, pasi interesimi është i lartë. /Telegrafi/