Telegrafi

Shiten mbi 100 mijë vetura S-Class W222

Tipi më i ri i Mercedes-Benz, S-Class W222, i cili ka një vit që ka dal në shitje, tashmë është shitur në mbi 100 mijë njësi në mbarë botën.

Ky është një rekord për të gjithë S-Classët e shitur ndonjëherë në vitin e parë të lansimit të tyre, raporton Koha.

Në të ardhmen pritet të dalin edhe disa variante të tjera të S-Class, e që njihen si më të mirat por edhe më të shtrenjtat, si S-Class Coupe, Maybach dhe Pullan.