Telegrafi

Shiten 20 mijë bileta për ndeshjen Austri – Shqipëri

Ndeshja testuese në mes dy kombëtareve të kualifikuara për Evropianin 2016, Austrisë dhe Shqipërisë, luhet më 26 mars.

Kanë mbetur afër tri javë deri në këtë ndeshje, ndërkaq po raportohet për një interesim shumë të madh për ta ndjekur atë nga afër.

Sipas gazetës austriake kleine Zeitung, deri tash janë shitur 20 mijë bileta për stadiumin e Vjenës “Happel Stadion” që do të jetë arena e kësaj loje, transmeton Albinfo.ch.

Për ndeshjen tjetër testuese që luhet tri ditë pas kësaj, atë me Turqinë janë shitur 15 mijë bileta.