Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arritur të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, që është raportuar në shtator të vitit 2022.
Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar:
A.Z, mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Mbështetur në rezultatet e hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se personi në fjalë, duke i prezantuar fakte të rreme rreth një prone, për të cilin kishin bërë marrëveshje për shit-blerje, dyshohet të ketë marrë nga ankuesi në periudha të ndryshme, shuma të parash (vlera e parave gjithsejtë 132,000 euro)”.
Aktualisht hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me personin i A.Z, i cili dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë./Telegrafi/