Site icon Telegrafi

Shit-blerja e duhanit në Maqedoni në fazën përfundimtare

Shit-blerja e duhanit në Maqedoni pothuajse ka përfunduar, kur mbrëmë nëntë blerës kanë marrë gjithsej 2o,146 ton duahn. Çmimi mesatar i shit-blerjes së duhanit ka qenë 195,25 denarë për kilogram, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, kjo është për 100 ton më shumë se vlerësimet e para për rekoltën e vitit 2016, sipas së cilës pritej të blihen rreth 20 mijë ton duhan.

Pagesa është realizuar me 88% ose deri tani janë paguar 3,441 miliardë denarë. Afati përfunddimtar i blerjes së duhanit është 15 marsi i vitit 2017./Telegrafi/

Exit mobile version