Site icon Telegrafi

Shiste bileta futbolli në tregun e zi, policia arreston të dyshuarin në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një  person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte qenë duke shitur bileta futbolli në tregun e zi.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë bileta të dyshuara për falsifikim, transmeton Telegrafi.

” Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte qenë duke shitur bileta futbolli në tregun e zi. Nga i dyshuari janë konfiskuar 6 (gjashtë) bileta të dyshuara për falsifikim. Në stacion policor janë paraqitur katër ankues shqiptarë, të cilët kanë deklaruar se nga i dyshuari kishin blerë bileta në shuma të ndryshme dhe më pas kishin kuptuar se biletat ishin të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Prokuroria nis grumbullimin e informatave për mënyrën e shitjes së biletave për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/

Exit mobile version