Site icon Telegrafi

Shisnin kanabis në Vorë dhe Kamëz, në pranga dy të rinj në Tiranë

Dy të rinj, të cilët shisnin kanabis në Vorë dhe Kamëz kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Vora 2”, u arrestuan E. A. (M)., 37 vjeç dhe A. K., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Në parkingun e një kompleksi në Vorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta 2 shtetas, të cilëve gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis”, njofton policia e Tiranës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis dhe më pas e shpërndanin në Kamëz dhe Vorë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Exit mobile version