Site icon Telegrafi

Shishe uji nga disenjatorët? Po, do të jetë trend!

Çanta dore, syze dielli , parfume, kuti kartoni – të gjitha këto janë sende që mund të prisni nga marka juaj e preferuar e modës.

Por, dizajnerët janë bërë pak më kreativë, dhe ne po shohim një fluks të gjërave që mbartin logot që nuk do t’i prisnit domosdoshmërisht. Ka kutitë kufjesh pa kabllo të Bottega Veneta, mbajtëse për pastrimin e duarve prej lëkure të Fendi-t, furçat e flokëve të Off-White dhe kutinë e drekës së Prada të bërë në bashkëpunim me Black + Blum.

Dhe një nga artikujt më të rinj që pamë gjatë koleksioneve të pranverës 2021 ishte shishja me ujë metalike elegante dhe çanta shoqëruese.

Fendi, Marine Serre, Alyx dhe Givenchy janë ndër disa dizajnerët që krijuan shishe për ujin në pistat në vjeshtën e kaluar.

Por mbase nuk është për t’u habitur që markat si Marine Serre dhe Collina Strada , të dy mbështetëse të zërit të praktikave të qëndrueshme në modë, po ofrojnë pajisje shtesë që ndihmojnë në zvogëlimin dhe parandalimin e mbetjeve plastike.

Nëse nuk e keni bërë tashmë, është koha t’i thoni mirupafshim plastikës me një përdorim dhe të zgjidhni një shishe uji që mund të ripërdoret. /Telegrafi/

Exit mobile version