Telegrafi

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpërthimin e digës në Havai, autoritetet urdhërojnë evakuimin e banorëve

Shirat e rrëmbyeshëm kanë kontribuar në shpërthimin e digës Kaupakalua në ishullin Maui të Havait, ku autoritetet kompetente kanë urdhëruar evakuimin e banorëve përreth saj.

Siç raporton Reuters, janë hapur qendra të pranimit për të gjithë ata që largohen nga zonat afër digës së shpërthyer, transmeton Telegrafi.

“Kjo mund të shkaktojë përmbysje që ua rrezikojnë jetën qytetarëve, por edhe të ketë dëme të mëdha materiale nëpër pronat e banorëve”, ka bërë të ditur instituti hidrometeorologjik në Honoloulu.

Pamjet amatore të publikuara më poshtë shfaqin rrugët dhe gjithçka përreth të mbuluar nga uji, derisa reshjet e shiut të rrëmbyeshëm nuk kanë të ndalur. /Telegrafi/