Site icon Telegrafi

Shirat e rrëmbyeshëm përmbysin qytetin maroken, rrokulliset autobusi – humbin jetën 14 pasagjerë

Në Marok kanë humbur jetën 14 persona deri 29 tjerë kanë pësuar lëndime, kur autobusi me të cilin po udhëtonin u rrokullis në urë pasi shirat e rrëmbyeshëm kishin përmbysur gjithë zonën.

Sipas mediave lokale ekipet emergjente kanë filluar kërkimin e personave të zhdukur, kurse autobusi ishte rrokullisur në afërsi të Erasidi, një rajon kryesisht i thatë me të reshura shumë të rralla, por që këto ditë i janë shndërruar rrugët në lumenj si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm.

Autobusi po udhëtonte nga Kazablanka dhe kishte për destinacion Risaninë, qytet ky në afërsi të kufirit mes Marokut me Algjerinë.

Siç raportojnë mediat lokale shoferi  i autobusit fillimisht cilësohej si i zhdukur, por në orët e hershme të ditës së sotme është shfaqur në spital ku ka kërkuar ndihmë.

Nuk dihet saktë se si persona ishin brenda autobusit të rrokullisur që e mori me vete uji i rrëmbyeshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version