Telegrafi

Shipkovica dhe Poroji në Tetovë, vazhdojnë nën frikën e vërshimeve

Frika dhe rreziku nga vërshimet për banorët e Shipkovicës dhe venbanimeve tjera të prekura nga vërshimet që para dy vitesh rikthehen çdoherë që ka reshje të shiut. Në Shipkovicë para dy vitesh vërshimet morën edhe jetë njerzish, ndërsa gjurmët e vërshimeve të dy viteve më parë janë edhe sot prezente në muret e shtëpive këtij fshati.

“Jo as një masë nuk kanë marrë, vetëm premtime dhe i lanë askundë. një ditë krejt njerizit u larguan nga këtu pasi nuk ka siguri të lartë. Duhet të rregullohet pjesa lartë fshatit, pasi çdo herë do jetë në rrezik”, tha për TVM një banorë i Shipkovicës.

Vërshimet e tre gushti të vitit 2015 shkatërruan shumë shtëpi edhe të banorëve të Reçicës së Vogël dhe të Madhe.

Nga ana tjetër lumi i Porojit siç din të jetë i rrezikshmë sërish doli nga shtrati dhe vërshoi çdo gjë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe buqjësore.

Banorët e Porojit thonë se ankesat e tyre gjithmon hasin në vesh të shurdhur. Ata duan zgjidhje afatgjate dhe pastrim të tërsishëm të shtratit të lumit dhe urgjentisht të fillohet me ndërtimin e digave mbi fshat.

Autoritetete lokale në Komunën e Tetovës thonë se kanë punuar në rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe pastrimin e shtretëve të lumenjve, ndërsa thonë se mjetet financiare kanë qenë pengesë në mos realizimin e projekteve për preventivë nga vërshimet.