Kampioni i Kosovës në basketboll Prishtina ka konfirmuar largimin e Gerti Shimës.
Shima karrierën e tij do ta vazhdojë në Shqipëri te klubi i Tiranës.
“Ju njoftojmë se KB Prishtina ka pranuar kërkesën e Gerti Shimës që karrierën e tij ta vazhdon tek skuadra mike e klubit tonë, SK Tirana”.
“Gerti Shimën e falënderojmë për kontributin, profesionalizmin dhe atmosferën pozitive që solli në klub, duke i dëshiruar suksese në Tiranë”,thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Ai më parë ka luajtur edhe për Pejën dhe Bashkimin.