Telegrafi

Shilegov thotë se në vitin 2019 ka pasur më pak ditë të ndotjes së ajrit

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov për emisionin “Detektor” tha se nëse krahasojmë me vitet e kaluara, duke krahasuar edhe sasinë e reshjeve dhe shpejtësinë mesatare të erës, të dhënat tregojnë se në vitin 2019 kemi pasur më pak ditë të ndotura.

“Ka gjëra që janë duke u bërë që mund të mos duken tërheqëse në ndonjë moment të caktuar, publiku mund të mos i perceptojë ato në atë mënyrë”, tha Shilegov.

Shilegov shtoi se ka rritur numrin e oxhaqeve të licencuar prej 2 në më shumë se 20, janë prezantuar invertorë si kondicionerë, është stimuluar transportin alternativ.

Mirëpo sot në Maqedoni këtë mëngjes në shumë qytete kishte ajër shumë të ndotur./Telegrafi/