Site icon Telegrafi

Shilegov: Do ta anashkalojë Maqedoninë fashiste të Ivanovit

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov e ka dënuar shpërndarjen e gjuhës e urrejtjes në Maçkin Kamen të Krushevës gjatë festës shtetërore të Ilindenit, përcjell televizioni “Telma”.

Shilegov e ka dënuar edhe fjalimin e kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

“Shpresojë që Ivanov i ka dëgjuar “thirrjet” e pasueseve të tij në Meçkin Kamen. Nëse është e tillë Maqedonia e “tij”, atëherë jo faleminderit. Dhe unë do ta kalojë atë. Ajo nuk është e imja, nëse doni  Maqedoninë e Ilindenit dhe atë KAÇKM-së. Ajo është Maqedonia fashiste. Në atë rrugë zotëri Ivanov shkoni vetëm. Me ato “grusht arrash” përreth jush. Ndërsa ne? ftohtë do të ju anashkalojmë. Dhe do ta rregullojmë Maqedoninë në rrugën e duhur. Në të pavarurën dhe të ardhmen më të mirë evropiane. Mirupafshim i “anashkaluar”, shkruan Shilegov në profilin e tij Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version