Kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov, i cili sot mori pjesë në një panel diskutim në konferencën për sigurinë rrugore, theksoi se këmbësorët, çiklistët dhe transporti publik do të jenë gjithmonë prioritet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Një nga premtimet kryesore parazgjedhore për të cilat së bashku nënshkruam disa prej iniciativave që ishin sot këtu ishte se çdo rrugë apo bulevard i ri në Shkup do të ndërtohet me rrugë të detyrueshme për këmbësorë dhe çiklistët. Projektet që filluan me administratën e re të qytetit, si urën e re në bulevardin ASNOM, bulevardin e Bosnja dhe Herzegovina apo bulevardin Hristijan Todorovski Karposh, kanë hapësira të ndara për kategoritë e rrezikuara në trafik”, theksoi Shilegov.
Plani i Qytetit të Shkupit është duke ndjekur shembullin e qyteteve të tjera evropiane dhe të miratojë një strategji për përmirësimin e sigurisë në komunikacion për një periudhë prej pesë vjetësh. /Telegrafi/