Petre Shilegov, si bartës i listës në njesinë e 6 zgjedhore ka realizuar takim me qytetarët e Tetovës, dhe ka shprehur qëndrime si të Zoran Zaevit, federalizim, dygjuhësi dhe ridefinim i shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Petre Shilegov në Tetovë premtoi se do të zbatojnë dygjuhësinë në të gjithë shtetin sidomos në sektorin e mbrojtjes tek institucionet e policisë dhe ushtrisë, do të bëjnë ridefinimin e shtetit dhe federalizimin e tij.
Partia opozitare maqedonase në këtë fushatë zgjedhore është duke premtuar dygjuhësi dhe federalizim të shtetit, premtime që nga pala maqedonase nuk janë pritut aspak mirë./Telegrafi/