Site icon Telegrafi

Shilegov përmes stenogrameve tregon sesi Veljanoski më herët ka vepruar me Rregulloren e Kuvendit!

Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov ka nxjerrë stenogramet nga seancat paraprake të përbërjes së deputetëve ku në kërkesat e kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanoski, në seancë ishte kaluar në pikën tjetër nga Rendi i ditës, identik siç ata kanë kërkuar të kalohet në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ja disa shembuj sesi ju keni vepruar ndaj Rregullores. Citoj: ‘Pas pikës 1, kaluam në pikën 3 nga Rregullorja e rendit’ dhe në fund pikën e dytë e keni kthyer. Vërejtje nga seanca 120: ‘Kolegë deputetë, për 10 minuta kemi vazhduar me seancën e re’ e keni ndërprerë seancën për të vazhduar seancën e re’, ka thënë Shilegov, duke iu drejtuar kryekuvendarit aktual, Trajo Veljanoski.

Veljanoski, ka thënë Shilegov, tregoni pse nuk e vendosni propozimin e Rrendit të ditës, këtë çka e veproni ju dhe OBRM-PDUKM është dhunë e ligjshme! /Telegrafi/

Exit mobile version