Site icon Telegrafi

Shilegov: Në Shkup nuk do të ndërtohet kamp për refugjatët

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, gjithashtu ka mohuar informacionet se do të ndërtohen kampe refugjatësh në Shkup. Ai thotë se çështja u parashtruar nga këshilltarët e opozitës në seancën e fundit të bashkisë dhe se atyre u ishte thënë se nuk do të ketë kampe për refugjatët. Megjithatë, dje OBRM-PDUKM doli me një konferencë shtypi ku pretendonte të kundërtën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kur ata mbeten pa argumente dhe ballafaqohen me të vërtetën, ata nuk bëjnë asgjë tjetër veçse përhapin gënjeshtra dhe të pavërtetat. Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po kujdesen për të gjithë qytetarët tanë, edhe nëse ata janë të pastrehë. Natyrisht, askujt nuk i përshtatet përkushtimi dhe e vërteta. Për krijuesit e lajmit të rremë, gjykoni veten”, shkruan Shilegov në profilin e tij në Facebook.

Lexo po ashtu Carovska: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet kamp për migrantët

Dje edhe ministrja për Punë dhe Politik Sociale, Mila Carovska, theksoi se OBRM-PDUKM shpërndan lajme të rreme se në Vizbeg do të ndërtohet kampe për refugjatët. /Telegrafi/

Exit mobile version